Ernest Gjoka: Duam trofeun në Kupën e Shqipërisë, kampionati na ka ikur...

Ernest Gjoka: Duam trofeun në Kupën e Shqipërisë, kampionati na ka ikur...

12:44, 07/05/2019

Ernest Gjoka ka folur një ditë para gjysmëfinales së kthimit në Kupën e Shqipërisë kundër Skënderbeut.

Në një deklaratë për mediat, tekniku i verilindorëve ka kërkuar përqendrim maksimal nga lojtarët e tij pavarësisht se fitorja 2-1 në takimin e parë duket se e favorizon Kukësin.

 “Ndeshja është e hapur, vetë rezultati e jep këtë mundësi. Do të shumë e fortë, do të bëjmë maksimumin, por përballë Skënderbeut ka problemet e veta. Edhe pse nuk ka stabilitet në rezultate, është një skuadër cinike. Është shumë e rëndësishme të ruajmë qetësinë dhe të jemi të disiplinuar taktikisht.”

Valdet Rama, i rikuperuar: “Valdet Rama, që është krah meje në konferencë, është riaftësuar plotësisht, Shameti do ta nisë nga stoli, nuk është 100% i rukuperuar, edhe Dzaria vjen nga problemi shëndetësor dhe do të jetë në stol. Gradualisht Kukësi po plotësohet.

Finalja s’ka vlerë pa Kupën: Me një president si Safet Gjici edhe me një trajner si Gjoka, që duan vetëm trofe, s’mund të jemi të kënaqur vetëm me finalen. Kampionati na ka ikur,  s’kemi çfarë i bëjmë, tani na ka mbetur Kupa. Kukësi do trofe.

Dështimi në kampionat: Më vjen keq që Partizani është shkëputur, sepse kur e mora drejtimin e skuadrës kisha shumë shpresë, por gjërat nuk na shkuan mirë me Teutë dhe Flamurtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco