29 vite pritje/ Tifozët e Liverpoolit të zhgënjyer, ja çfarë bëjnë së fundmi...

29 vite pritje/ Tifozët e Liverpoolit të zhgënjyer, ja çfarë bëjnë së fundmi...

11:44, 07/05/2019

Liverpool po shkon drejt një dështimi total të sezonit.

Skuadra e Jurgen Kloppit pritej që t’i jepte fund periudhës prej 29 viteve pa titullin e kampionit në Premier League.

Edhe pse ka grumbulluar 94 pikë pas 37 ndeshjeve, Liverpool përsëri nuk është lider sepse ka hasur një kundërshtar të jashtëzakonshëm si Manchester City.

“Qytetarët” ndeshjen e parafundit e fituan me rezultatin 1-0 kundër Leicesterit dhe janë shumë pranë fitimit të titullit.

Tifozët e Liverpoolit shumë kohë më parë kishin filluar të blinin bileta me çmime jashtëzakonisht të larta që shkonin deri në 7 mijë euro për ndeshjen e fundit kundër Wolverhamptonit.

Por tani që gjasat e triumfit janë më të vogla, disa tifozë skeptikë kanë filluar t’i shesin biletat sigurisht jo me çmim të "kripur".

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco