FOTO/ Zbulohen formacionet: Liverpool – Barça, ja vendimi për Shaqirin!

FOTO/ Zbulohen formacionet: Liverpool – Barça, ja vendimi për Shaqirin!

09:14, 07/05/2019

Sot në orën 21:00 Liverpool pret në “Anfield” skuadrën e Barcelonës në ndeshjen vendimtare ku do të përcaktohet finalistja e parë e këtij sezoni në Champions League.

Skuadra e Jurgen Klopp ka një “mision të pamundur” pasi duhet të shënojë 3 gola ndaj Barcelonës së Leo Messit, por këtë duhet ta bëjë pa tre lojtarë të rëndësishëm në formacionin, Keita, Firmino dhe Mohamed Salah, të gjithë të dëmtuar.

Strategu gjerman është i detyruar të ndryshojë formacionin ku në sulm pritet të hidhet treshen: Mane, Shaqiri dhe në qendër Origi, shkruan SYRI.net.

Pas raportimeve për probleme fizike, duket sikur Van Dijk ia ka dalë për të nisur sfidën si titullar.

Mungesa e vetme për Barcelonën është Dembele i dëmtuar. E përditshmja “Sport” ka zbuluar formacionet e super ndeshjes ku ajo që bie në sy është aktivizimi si titullar i Xhardan Shaqirit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco