Guardiola: Më vjen keq për shumë njerëz, por ne jemi liderë

Guardiola: Më vjen keq për shumë njerëz, por ne jemi liderë

08:23, 07/05/2019

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur i lumtur me fitoren 1-0 ndaj Leicesterit.

Strategu spanjolli ka thurur elozhe për autorin e super golit, Vincent Kompany.

“Një gol i jashtëzakonshëm. Ne luajtëm shumë mirë dhe e dinim që Leicesteri do të na shkaktonte probleme, sepse ka luajtur futboll të mirë. Më vjen keq për shumë njerëz por ne jemi ende në krye. Kompany është me ne që më shumë se 10 vite dhe i ka ndihmuar të gjitha gjeneratave. Është lojtar i madh” deklaroi Guardiola.

Një javë para fundit, Manchester City është lider me 95 pikë, 1 më shumë se Liverpooli i vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco