Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ja mënyra si kualifikohet Milani sezonin e ardhshëm në Champions

Ja mënyra si kualifikohet Milani sezonin e ardhshëm në Champions

15:36, 06/05/2019

Sot në orën 20:30 Milani pret në “San Siro” Bolonjën në sfidën e javës së 35-të në Serie A ku përveç fitores çdo rezultat tjetër është një dështim për kuqezinjtë e drejtuar nga Gattuso.

Mundësitë janë shumë të pakta për t’i rrëmbyer Atalantës vendin e katërt në Serie A, por ditën e sotme Milani synon të qëndrojë në garë.

“Djalli” jo vetëm që duhet t’i fitojë takimet e mbetura, por duhet të shpresojë që Atalanta të humbë tri pikë në tri sfidat e saj të fundit.

Në një skenar hipotetik, me Atalantën, Romën dhe Milanin me pikë të barabarta, kuqezinjtë avantazhohen nga përplasjet direkte.

Milani aktualisht ka 56 pikë, 3 më pak se Roma dhe 6 më pak se Atalanta, por do të luajë sonte në mbrëmje kundër Bolonjës.

Nëse fiton, parakalon Romën falë përplasjeve direkte dhe mbetet 3 pikë pas Atalantës. Sfida e ziklatërve bergamaskë me Juventusin në Torino shihet si një mundësi që skuadra e Gasperinit të dale e humbur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco