Kupa ‘shpëtim’ i sezonit, Kukësi përforcohet para duelit ndaj Skënderbeut

Kupa ‘shpëtim’ i sezonit, Kukësi përforcohet para duelit ndaj Skënderbeut

14:50, 06/05/2019

Kukësi do të luajë të gjithë sezonin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në Korçë ndaj Skënderbeut.

Takimin e parë e kanë fituar me rezultatin 2-1 dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Të dy ekipet janë jashtë objektivave nga kampionati, prandaj shohin Kupën si shpëtimin e vetëm të sezonit.

Në takimin ndaj korçarëve, trajneri Ernest Gjoka ka dy rikthime të rëndësishme. I pari është kapiteni Ylli Shameti që mund ta nisë nga minuta e parë dhe të sakrifikojë, ndërsa i dytë është Valdet Rama.

Dueli do të luhet ditën e mërkurë në orën 17:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco