‘Pse ma bërë këtë...’/ Klopp e zbulon: Ja çfarë do t’i thosha Messit pas supergolit

‘Pse ma bërë këtë...’/ Klopp e zbulon: Ja çfarë do t’i thosha Messit pas supergolit

14:29, 06/05/2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur para ndeshjes së kthimit kundër Barcelonës në Champions League.

I pyetur nëse kishte folur diçka me Messin pas super golit nga goditja e dënimit, Klopp tha: “Vërtet, nuk e mbaj mend nëse kam folur diçka me të”

"Në atë moment, mund t’i kisha thënë “pse ma bëre këtë?!'”, rrëfen strategu gjerman.

Por gjatë fjalës Klopp nuk ka kursyer elozhet për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Kudo që të jetë Messi është e vështirë për ta ndalur. Duhet të jesh në ditën më të mirë për të mposhtu Barcelonën. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe do të jetë e vështirë për ta mbajtur nën kontroll”, tha ai.

 

Kujtojmë që Leo Messi zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme në "Camp Nou" ku realizoi dopjetën në fitoren 3-0 ndaj Liverpoolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco