Nëse nuk kualifikohet në Champions, ‘ylli’ i Milanit largohet në fund të sezonit

Nëse nuk kualifikohet në Champions, ‘ylli’ i Milanit largohet në fund të sezonit

12:47, 06/05/2019

Njëri nga lojtarët më të mirë vitet e fundit te Milani, Suso mund të largohet në fund të sezonit.

Skuadra dhe futbollisti nuk po gjejnë akordin për rinovimin e kontratës pasi Suso po kërkon një pagë prej 5 milionë euro, ndërsa “Rosonerët” duan të rrisin klauzolën e largimit.

Por përveç kësaj, mediat italiane bëjnë me dije që Suso ka “kërcënuar” me largim nëse Milani nuk arrin të kualifikohet sezonin e ardhshëm në Champions League.

Kuqezinjtë kanë një mision gati të pamundur pasi gjithçka varet nga Atalanta që momentalisht pozicionohet në vendin e 4 në Serie A.

Për spanjollin kanë shfaqur interesim disa skuadra të njohura europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco