Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Liverpool reagim zyrtar për Salah para ndeshjes kundër Barcelonës

Liverpool reagim zyrtar për Salah para ndeshjes kundër Barcelonës

11:46, 06/05/2019

Mohamed Salah pësoi një dëmtim në kokë në ndeshjen ndaj Newcastles duke vendosur në dyshim aktivizimin e tij në gjysmëfinalen e kthimit kundër Barcelonës në Champions League.

Liverpool ka publikuar së fundit një reagim zyrtar ku thuhet se egjiptiani do tu nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Në bazë të rezultateve do të vendoset nëse egjiptiani do të jetë ose jo i gatshëm të luaj kundër Barcelonës në "Anfield".

“Mohamed Salah do të nënshtrohet vlerësimit të mëtejshëm nga stafi mjekësor i Liverpoolit të hënën për të përcaktuar nëse ai është në gjendje të luajë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në Anfield”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco