VIDEO/ Tifozi e pyet për transferimin te Reali, Hazard me gjestin e tij ‘tërbon’ Chelsean

VIDEO/ Tifozi e pyet për transferimin te Reali, Hazard me gjestin e tij ‘tërbon’ Chelsean

11:26, 06/05/2019

Eden Hazard shpesh herë e ka pranuar se e ka ëndërr që një ditë të veshë fanellën e Real Madridit.

Së fundmi belgu ka bërë një gjest që me shumë mundësi vjen si konfirmim për lëvizjen e bujshme të tij drejt “Santiago Bernabeut”, shkruan SYRI.net.

Së fundmi e përditshmja spanjolle “AS” ka publikuar një video ku disa tifozë të Chelseas ndalin makinën në krah Hazardit dhe e pyesin nëse do të transferohet te Reali i Madridit.

Reagimi i belgut nuk i ka pëlqyer Chelseas pasi ai qeshi me pyetjen dhe largohet me shpejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco