Shkëlqim Muça: Këtë fundjavë Partizani shpallet kampion, ja parashikimi...

Shkëlqim Muça: Këtë fundjavë Partizani shpallet kampion, ja parashikimi...

10:25, 06/05/2019

Shkëlqim Muça ka dhënë parashikimin e tij për javën e ardhshme në Kategorinë Superiore.

I ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, 58-vjeçari, mendon se të kuqtë e Partizanit do të shpallen zyrtarisht kampion këtë fundjavë.

Sipas Muçës, skuadra e Gegës do të barazojë në derbin ndaj Tiranës, ndërkohë që Kukësi do të mposhtet në transfertë ndaj Luftëtarit, ç’ka do t’i sigurojë ekipit kryeqytetas matematikisht titullin kampion.

“Skënderbeu-Teuta, barazim. Fiton Luftëtari ndaj Kukësit. Fiton Kastrioti përballë Flamurtarit. Derbi Partizani-Tirana përfundon barazim”, u shpreh Shkëlqim Muça.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco