‘Ylli’ i Juventusit po mendon largimin: PSG klub i madh, dua të fitoj Championsin

‘Ylli’ i Juventusit po mendon largimin: PSG klub i madh, dua të fitoj Championsin

09:08, 06/05/2019

Miralem Pjanic po “tremb” tifozët e Juventusit me deklaratën e tij të fundit.

Në një intervistë për “Canal+” të Francës, mesfushori boshnjak nuk e përjashtoi mundësinë e largimit nga bardhezinjtë, për t’iu bashkuar PSG që e konsideroi një klub të madh në Europë.

“Jam prej 8 vitesh pjesë e Serisë A, luaj në një klub të madh dhe të gjithë duhet të jenë dakord për këtë,” – tha fillimisht 29-vjeçari.

 “Për momentin nuk po mendoj për këtë, por për ta mbyllur sa më mirë sezonin tim. Të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë pushimeve të verës. E respektoj shumë klubin e PSG-së ku luajnë lojtarë shumë të mirë”, tha Pjanic kur u pyet rreth një transferimi të mundshëm te PSG.

Por cilat janë objektivat e mesfushorit boshnjak në të ardhmen?

“Objektivi im kryesor është të fitoj Champions League-n.”

Me Juventusin, PSG-në apo ndonjë klub tjetër europian, kjo mbetet për t’u parë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco