Messi i mahniti të gjithë ndaj Liverpoolit, vetëm Valverden jo: Nuk më surprizoi aspak

Messi i mahniti të gjithë ndaj Liverpoolit, vetëm Valverden jo: Nuk më surprizoi aspak

08:23, 02/05/2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, tani mendon për të fituar tripletën, pasi skuadra e tij me fitoren e mbrëmshme 3-0 ndaj Liverpoolit, është me njërën këmbë në finalen e Championsit.

Tekniku i katalanasve ka dhe një koment për Lionel Messin, i cili dje shkëlqeu me dy gola, ku ai i dyti i tij dhe i treti për Barcelonës, ishte për manual.

Ndonjëherë dominon e ndonjëherë jo, po kjo ishte një ndeshje shumë e komplikuar. Më vjen mirë që në fund arritëm të marrim një fitore të çmuar, pasi jemi në garë dhe po mendojmë për tripletën këtë sezon, gjë të cilën e shpresoj. Messi nuk më surprizoi aspak me golin e shënuar, pasi të gjithë e njohim dhe sot tregoi sërish vlerat”, tha Valverde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco