Barcelona drejt finales së Championsit, ‘magjia’ e Messit mposht Liverpoolin

Barcelona drejt finales së Championsit, ‘magjia’ e Messit mposht Liverpoolin

22:55, 01/05/2019

Barcelona ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në finalen e madhe të Champions League.

Katalanasit kanë zhvilluar një mbrëmje “magjike” duke fituar me rezultatin 3-0 në gjysmëfinalen e parë përballë Liverpool.

Kur në fushë është lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, atëherë Liverpooli e ka të pamundur për të fituar pasi argjentinasi realizoi dy gola në fitoren madhështore në “Camp Nou”.

Një përballje me një rritëm të jashtëzakonshëm nga të dy skuadrat të cilët na mahnitën me magjinë që dhuruan në fushën e blertë.

Serinë e golave për katalanasit e hapi Luis Suarez i cili në minutën e 26’ shënoi duke mposhtur miqtë të cilët po kalonin minuta të mira.

Pjesa e dy ka nisur me një rritëm të jashtëzakonshëm në “Camp Nou”.

Në minutën e 47’ të kuqtë ishin shumë pranë golit. Milner godet me të djathtën nga brenda zone, por devijon në këndore Ter Stegen.

Portieri gjerman bën heroin pasi në minutën e 53 neutralizoi edhe gjuajtjen potente të Salah.

Në minutën e 75’ ishte Leo Messi i cili shënoi golin e dytë për katalanasit.

Por pas 7 minutash lojë, ishte Lionel Messi i cili ngriti peshë të gjithë stadiumin "Camp Nou" duke shënuar një ndër golat më të jashtëzakonshëm të karrierës së tij.

Argjentinasi realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit duke e kaluar topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Alisson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco