Përfundon pjesa e parë Barcelona – Liverpool, spektakël në ‘Camp Nou’

Përfundon pjesa e parë Barcelona – Liverpool, spektakël në ‘Camp Nou’

21:47, 01/05/2019

Kanë përfunduar 45 minutat e para në “Camp Nou” ndërmjet Liverpoolit dhe Barcelonës.

Në gjysmëfinalen e parë katalanasit po fitojnë në shtëpi me rezultatin 1-0 me golin në minutën e 26’ nga Luis Suarez.

Uruguaiani edhe pse në të kaluarën ka veshur fanellën e Liverpoolit, nuk hezitoi të festonte golin kundër tyre.

Një përballje me një rritëm të jashtëzakonshëm nga të dy skuadrat të cilat po kërkojnë me ngulm fitoren për të prerë një "biletë" në finalen e madhe.

Vlen të theksojmë aksionin më të diskutueshëm pasi Sadio Mane rrëzohet brenda zonës pas një ndërhyrje nga Pique.

Nga pamjet më poshtë mund të shikoni që midis dy lojtarëve ka kontakt por për arbitrin gjithçka është e rregullt. Madje arbitri nuk kërkoi as ndihmën e teknologjisë VAR.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco