Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Pas atakut, Real Madrid përlot botën me mesazhin prekës për Casillas

Pas atakut, Real Madrid përlot botën me mesazhin prekës për Casillas

19:51, 01/05/2019

Real Madrid ka dhënë një mesazh prekës në mbështetje të portierit Iker Casillas.

Portieri legjendar mëngjesin e sotëm është shtruar në spital pas një ataku kardiak në zemër.

37-vjeçari sipas raporteve nga Portugalia është jashtë rrezikut për jetë, por do të mbetet i shtruar në spital dhe nën kujdesin e mjekëve, shkruan SYRI.net.

“Real Madrid dëshiron t’i ofrojë mbështetje të plotë kapitenit tonë të dashur, Iker Casillas”, nis komunikata e skuadrës së Real Madridit.

“Iker Casillas na ka treguar se si t’i kapërcejmë sfidat më të pabesueshme gjatë karrierës së tij profesionale, duke shtuar në mënyrë të konsiderueshme sukseset në klubin tonë”.

“Ai na tregoi se heqja dorë nuk është në mënyrën tonë të jetesës dhe demonstroi herë pas here se qëndrimi i fortë gjatë sfidave më të vështira është rruga e vetme për fitore”.

“Klubi i Real Madridit dëshiron ta shohë sërish kapitenin e tyre të rimëkëmbet sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i dërgojë të gjithë guximin e botës”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit mbretëror.

Casillas kaloi 16 vite të arta me ekipin e parë të Real Madridit ku fitoi gjithçka të mundshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco