Publikohet FOTO-ja e parë, shikoni si dukej Casillas 1 orë para atakut në zemër

Publikohet FOTO-ja e parë, shikoni si dukej Casillas 1 orë para atakut në zemër

18:54, 01/05/2019

Portieri legjendar, Iker Casillas është shtruar në spital pas një ataku kardiak në zemër.

37-vjeçari sipas raporteve nga Portugalia është jashtë rrezikut për jetë, por do të mbetet i shtruar në spital dhe nën kujdesin e mjekëve, shkruan SYRI.net.

Ish-portieri legjendar i Real Madridit, është ndjerë keq në stërvitjen e fundit të Portos, për t’u dërguar me urgjencë në spital, ndërsa vetëm një orë më parë klubi portugez publikoi foton para se Casillas të pësonte sulmin në zemër.

Siç mund ta shihni në foton më poshtë Casillas para se të pësonte "goditjen" në zemër dukej i qetë dhe vijonte stërvitjen normale.

Edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Porto, portieri pritet të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco