Jashtëtokësori Messi, ja statistikat e frikshme që po gjunjëzojnë Liverpoolin

Jashtëtokësori Messi, ja statistikat e frikshme që po gjunjëzojnë Liverpoolin

18:36, 01/05/2019

Barcelona është kërcënim për Liverpoolin dhe Lionel Mesi është kërcënim për mbrojtësit e kuq.

Është duke kaluar një tjetër sezon fantastik, por për ta quajtur perfekt duhet që të fitojë Ligën e Kampionëve. Statistikat e tij janë të frikshme dhe tmerrojnë rivalët. Gjeniu nga Rozario është golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 10 gola në 8 ndeshjet e luajtura deri tani.

Kjo do të thotë se rendimenti i tij është 1,3 gola për ndeshje dhe nëse do ta transformojmë në minuta, i bie të shënojë 1 gol çdo 66 minuta. Shpeshtësia me të cilën shënon golat është spektakolare, por nuk është keq as efikasiteti i tij përballë portës kundërshtare.

Messi udhëheq edhe klasifikimin për goditje në portë me 20 të tilla. Kjo do të thotë se në çdo dy goditje, Leo Mesi shënon një gol në Champions. Alison dhe Van Dijk me shokë duhet të bëjnë kujdes për ta ndalur “Pleshtin”.

STATISTIKA

Liverpooli nuk ka humbur asnjë nga 4 ndeshjet e fundit kundër Barcelonës në të gjitha kompeticionet. Bilanci i të kuqve është 2 fitore e 2 barazime.

Të kuqtë janë skuadra e vetme angleze që kanë fituar në transfertë kundër Barcelonës në të dyja kompeticionet (1-0 në Kupën UEFA dhe 2-1 në Champions Legue).

Barcelona ka fituar më shumë ndeshje të Championsit ndaj ekipeve angleze (27) sesa çdo skuadër tjetër në këtë kompeticion.

Kjo është prezenca e 11-të e Liverpoolit në gjysmëfinalet e kompeticioneve europiane. Ata janë kualifikuar në 8 raste dhe janë eliminuar në 2 të tjera.

Barcelona është kualifikuar vetëm 1 herë ndaj ekipeve angleze në gjysmëfinalet e kompeticioneve europiane. Janë eliminuar nga Leedsi në sezonin 1974 dhe nga Manchester United dhe Chelsea. Messi duhet të bëjë kujdes. Kualifikimi i vetëm ka qenë ndaj Chelseat në sezonin 2008-2009 kur fitoi finalen kundër Manchesterit në Romë.

Në tri ndeshjet e fundit të luajtura në Champions League, Barcelona ka shkuar në dhomat e zhveshjes duke fituar. I njëjti rezultat ka qenë edhe në fundin e ndeshjes.

Katalanasit janë të pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve. Humbja e fundit për ekipin e Valverdes ka qenë ndaj Romës në çerekfinalet e vitit të kaluar.

Liverpooli ka fituar 3 ndeshjet e fundit në Champions League. Këtë herë do të luajë më të rëndësishmen e sezonit dhe do të kërkojë patjetër rezultat pozitiv.

Skuadra e Jurgen Kloppit është e fortë në sulm dhe në 3 ndeshjet e fundit ka shënuar të paktën 2 gola për ndeshje.

Liverpooli ka statistika më pozitive në duelet kokë më kokë. Ka fituar 3 ndeshje dhe ka barazuar 3 ndaj Barcelonës. Katalanasit kanë 2 fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco