Juventusi pa 5 yje në sezonin e ardhshëm

Juventusi pa 5 yje në sezonin e ardhshëm

15:34, 01/05/2019

Në klubin e Juventusit po përgatitet një revolucion i vërtetë. Sipas mediave italiane, bardhezinjtë janë gati të nxjerrin në merkato 5 lojtarë të formacionit bazë.

Bëhet fjalë për emra të tillë si Pjanic, Douglas Costa, Mandzukic, Alex Sandro dhe Cuadrado, nga shitja e të cilëve do të përfitohej një shumë e rëndësishme, për të konsoliduar financat.

Në pikëpyetje ndërkohë është emri i Paulo Dybalas.

Kampionët e Italisë po përgatitin ndryshime në radhët e skuadrës që kanë të bëjnë jo vetëm me largime, por edhe me përforcime.

Çdo gjë lidhet edhe me bilancin ekonomik të klubit torinez.

E ardhmja e Pjanicit mbetet e paqartë. Për momentin duket se mesfushori boshnjak do të largohet dhe për ta zëvendësuar atë njëri prej kandidatëve është Eriksen i Tottenhamit, që synohet nga drejtuesit e Juventusit.

Dybala është pikëpyetja e madhe. Mbetet për t’u parë nëse argjentinasi do të qëndrojë.

Ardhja e Ronaldos, por edhe performanca disi në rënie e sulmuesit, e kanë lënë atë në hije.

Nëse largohet, sigurisht që Juventusi do të përfitonte një shumë të konsiderueshme.

Gjithsesi, vera do ta gjejë Juventusin me një sërë ndryshimesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco