Rasti i Vertonghen/ Sindikata e Futbollistëve kundër UEFA-s: Të caktohen mjekë të pavarur

Rasti i Vertonghen/ Sindikata e Futbollistëve kundër UEFA-s: Të caktohen mjekë të pavarur

15:16, 01/05/2019

Sfida e djeshme mes Tottenhamit dhe Ajaxit dhuroi shumë momente të bukura, por nga ana tjetër solli një panik të madh te tifozët.

Dëmtimi i Vertonghenit, mbrojtësit të londinezëve, i cili u përplas me Onanën, bëri që ai të çante hundën dhe të kishte shumë gjakderdhje.

Mjekët hynë në fushë e trajtuan dhe më pas ai vazhdoi të luante. Por disa minuta më vonë ai ka dalë nga fusha, pasi nuk ecte dot.

Mjekët dhe arbitri Lahoz kanë thënë se është zbatuar protokolli i UEFA-s dhe FIFA-s, por kundra këtij protokolli është Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë dhe përfaqësuesi Mads Oland.

Ai ka thënë: “UEFA dhe FIFA nuk kanë asnjë justifikim. Ata duhet të caktojnë mjekë të pavarur në këtë nivel. Unë mendoj se Vertonghen nuk mund të vazhdonte të luante. Kjo ishte e qartë. Shëndeti dhe siguria e lojtarëve është mbi çdo gjë.

Nëse në të tilla incidente lojtari vazhdon të luajë, rrezikon jetën. Shanset për këtë janë të rralla, por nuk mund të marrim përsipër asnjë rrezik. Ne kemi mjaft raste lojtarësh që pasojat e neglizhencës mjekësore po i vuajnë edhe vite më pas.

Ne ftojmë FIFA-n që të caktojë mjekë të pavarur në të tilla raste, duke nisur nga Botërori i Femrave këtë verë”, ka përfunduar Oland.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco