Shqipëri-Moldavi, përcaktohet ku do të luhet sfida e 11 qershorit

Shqipëri-Moldavi, përcaktohet ku do të luhet sfida e 11 qershorit

14:59, 01/05/2019

UEFA në faqen e saj zyrtare ka përcaktuar se ku do të luhet takimi i vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Moldavisë.

Disa muaj më parë Federata Shqiptare e Futbollit deklaronte se stadiumi i ri, “Arena Kombëtare”, do të ishte gati për këtë takim që do të luhet në 11 qershor, por duket se impianti nuk do të jetë gati për këtë sfidë, megjithëse punimet vazhdojnë intesivisht.

Ditën e sotme, UEFA ka përcaktuar se ky takim do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, në orën 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco