FSHF vendos: Këtë javë në Superligë do gjykojnë arbitra të huaj

FSHF vendos: Këtë javë në Superligë do gjykojnë arbitra të huaj

14:38, 01/05/2019

Java e 32-të e Kategorisë Superiore do të luhet ditën e shtunë, ndërsa sot Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije se një ndeshje do të gjykohet nga një treshe arbitrash nga Luksemburgu.

Kjo nuk do të ishte hera që në Kategorinë Superiore do të arbitronin gjyqtarë të huaj teksa edhe më parë janë vendosur arbitra maltezë.

Ky shkëmbim vjen në vazhdimësi të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet FSHF dhe Federatës së Futbollit të Luksemburgut për gjykimin e ndeshjeve në kampionatet respektive.

Ndërkohë, dy javë më parë ishte treshja shqiptare që gjykoi në Superligën e Luksemburgut.

Bëhet fjalë për kryesorin Juxhin Xhaja dhe asistentët Ilir Tartari dhe Emigers Ganxhi.

Sakaq , arbitri kryesor nga Luksemburgu është Zhiles Beker dhe asistentët e tij Alein Durie dhe David Matues.

Takimi ku do të gjykojë treshja nga Luksemburgu nuk është përcaktuar ende.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco