Te Liverpooli ka harmoni, Salah tregon si e trajton shokun e skuadrës

Te Liverpooli ka harmoni, Salah tregon si e trajton shokun e skuadrës

14:21, 01/05/2019

Mohamed Salah dhe Dejan Lovren janë shokë të ngushtë dhe kalojnë shumë kohë jashtë fushës së lojës.

Në një intervistë për mediat angleze, sulmuesi egjiptian thotë se i duhet shpeshherë që ta qetësojë kroatin, sepse është gjaknxehtë.

Më duhet ta trajtoj si bebe ndonjëherë dhe t’i mësoj se si të qëndrojë i qetë. Bëhu i urtë Dejan, gjithçka po shkon mirë. Madje ndonjëherë më duhet t’i jap edhe çokollatë që të jetë i qetë dhe të mos ketë nerva. Por jemi miq të mirë dhe shoqëria me të më pëlqen", ka thënë Salah, duke treguar se te Liverpooli mbizotëron harmonia në grup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco