FOTO/ Çerek shekulli nga tragjedia në Formula 1, si humbi jetën i madhi Ayrton Sena

FOTO/ Çerek shekulli nga tragjedia në Formula 1, si humbi jetën i madhi Ayrton Sena

13:38, 01/05/2019

Më 1 maj 1994, kampioni i Botës në Formula 1, piloti brazilian Ayrton Senna, humbi jetën në një aksident tragjik, gjatë garës në Imola, në San Marino.

Ishte ora 14 e 17 minuta të dielën më 1 maj të 1994 kur Williams FW16 i Ayrton Senna-s u përplas në kthesë e Tamburello në Imola për shkak të shtyllës së drejtimit të thyer, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të kampionit brazilian.

Image

Plot 25 vjet kanë kaluar që nga ajo pasdite e tmerrshme, e mbushur me dëshpërim.

Ai ishte 34 vjeç, kur makina e tij “Williams” e tij me një shpejtësi prej 309 km/h, doli nga rruga në një kthesë dhe u përplas me forcë në një mur betoni.

Image

Fitues i 41 garave në këtë sport, ai cilësohej si piloti më i mirë i brezit të tij dhe fansat në mbarë botën do të mbanin zi.

Image

Vetëm një ditë më parë piloti austriak Roland Ratzenberger, u vra në pothuajse të njëjtin vend, i njohur si kthesa e Tamburelos.

Image

Senna, 3 herë fitues i kampionatit, ishte i njohur për stilin e tij agresiv të garimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco