VIDEO/ Tifozët e Tottenhamit dhe Ajaxit përleshen në rrugët e Londrës

VIDEO/ Tifozët e Tottenhamit dhe Ajaxit përleshen në rrugët e Londrës

11:06, 01/05/2019

Mbrëmjen e djeshme u luajt gjysmëfinalja e parë e kompeticionit më të rëndësishëm europian, Champions League.

Tottenhami priste në shtëpinë e re, skuadrën surprizë, Ajaxin.

Për të mbështetur ekipin drejt Anglisë kishin udhëtuar edhe një pjesë e madhe tifozësh holandezë.

Mirëpo jo çdo gjë shkoi sipas parashikimeve, teksa para fillimit të ndeshjes, holandezët krijuan rrëmuja në rrugët e Londrës.

Nga rrëmujat e tifozerisë së Ajaxit mbetën të plagosur 3 agjentë të policisë, ndërsa u ndaluan 9 holandezë problematikë.

Ndërkaq në këtë mes nuk munguan as tifozët anglezë të Tottenhamit, teksa filluan të gjuanin ndaj njëri-tjetrit me shishe apo me sende të ndryshme.

Megjithatë, situata arriti të vihej në kontroll duke para ndaluar agravimin e mëtejshëm, ndërsa edhe ndeshja u zhvillua normalisht dhe në stadium nuk pati incidente.

Skuadra e Ajaksit mori një fitore me shumë vlera, ndërsa edhe pas ndeshjes tifozët holandezë festuan me entuziazëm të madh në rrugët e Londrës, por pa tejkaluar limitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco