Shënoi golin e fitores ndaj Totteham, ja çfarë thotë Van de Beek

Shënoi golin e fitores ndaj Totteham, ja çfarë thotë Van de Beek

07:27, 01/05/2019

Donny van de Beek, autori i golit të fitores së Ajaxit ndaj Tottenhamit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, beson se skuadra holandeze do të ketë punë në ndeshjen e kthimit për ta arritur finalen edhe pse e fituan ndeshjen e parë.

De Beek shënoi golin e vetëm të Ajxit në fitoren 1:0 kundër Tottenhamit në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre të martën në Tottenham Hotspur Stadium.

Ai tha pas ndeshjes së Tottenhami ia vështirësoi gjërat Ajaxit në pjesën e dytë, në të cilën ishte futur me një taktikë tjetër nga ajo e para.

“Ne luajtëm shumë mirë në 30 minutat e parë. Pastaj, Tottenhami i ndryshoi taktikat dhe ne hasem në probleme. Rezultat 1:0 është i mirë por duhet të mbarojmë punë javën e ardhshme”, tha ai.

Ajaxi e pret Tottenhamin në Amsterdam pas një jave në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco