Klopp ndihet i rrezikuar, ja çfarë thotë për Messin në prag të Championsit

Klopp ndihet i rrezikuar, ja çfarë thotë për Messin në prag të Championsit

23:26, 30/04/2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i alarmuar për rrezikun që përbën Lionel Messi për skuadrën e tij.

Gjatë deklaratës për mediat, strategu gjerman e ka pranuar se kur Messi i vendos syrin një trofeu të caktuar, është shumë e vështirë për kundërshtarët e tij ta ndalin.

“Para fillimit të sezonit Messi tha se dëshiron ta kthejë në “Camp Nou” trofeun e Champions Leagues. Tashmë që përballemi në  gjysmëfinale kjo më tingëllon si kërcënim”, tha Klopp.

“Tani jemi këtu dhe duam ta arrijmë finalen, do të jetë e vështirë por jo e pamundur...”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco