Gatusso ndjen peshën e fajit në krye të Milanit: Po turpërojmë një klub historik

Gatusso ndjen peshën e fajit në krye të Milanit: Po turpërojmë një klub historik

23:23, 28/04/2019

Gennaro Gattuso ka fajësuar penalltinë naive për humbjen e Milanit dhe shton se skuadrës i mungon qetësia.

"Mendoj se u ndëshkuam nga një incident. Sot skuadra bëri atë që duhet të bënte, ishte thjesht ai incident. Torino të detyron të luash keq, kemi krijuar mundësitë tona, por nuk mund të shkaktojmë një penallti aq naive.

Nuk po kënaqemi aq shumë sa dy muaj më parë. Nuk jemi të mprehtë, mendojmë shumë dhe kjo na heq entuziazmin. Prandaj e them që nuk mund të hyj në mendjen e lojtarëve, pasi unë dua që ata të kenë shpirt luftarak dhe vendosmëri, por nuk po ndodh.

Unë jam përgjegjës për rezultatet. Jo vetëm që po marrim rezultate të turpshme, por jemi duke turpëruar një klub historik.

Zgjodha Cutronen në sulm, sepse doja që të bënim pasime më të shpejta përpara, por nuk kemi lëvizur mirë. Nuk është problem fizik.

Na mungon qetësia dhe një ecuri pozitive që të na japë besim. Jemi duke goditur veten tonë në fytyrë", tha Gatusso pas humbjes 2-0 me Torinon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco