VIDEO/ Trajneri në Angli urdhëron lojtarët të lejojnë kundërshtarin të shënojë

VIDEO/ Trajneri në Angli urdhëron lojtarët të lejojnë kundërshtarin të shënojë

17:24, 28/04/2019

Marcelo Bielsa e vërtetoi edhe një herë se e meriton nofkën “El Loco” (i çmenduri).

Në takimin mes Leeds United dhe Aston Villës (1-1) në Championship, trajneri argjentinas urdhëroi futbollistët e tij të lejonin kundërshtarët të shënonin.

Por çfarë ndodhi në ato 5 minuta të çmendura në “Elland Road” të Leedsit?

Futbollisti i Aston Villas, Johnathan Kodjia, pësoi një dëmtim, në dukje i rëndë, e për rrjedhojë miqtë kërkuan që të ndërpritej aksioni për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarit, por lojtarët e Leedsit e vijuan aksionin, madje duke shënuar me Mateusz Klich.

Një gol që solli zemërimin e pjesëtarëve të Aston Villas e që u pasua me një zënkë masive mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Gjyqtari, pasi u qetësua situata, ndëshkoi me karton të kuq El-Ghazin e Aston Villas, por, sapo loja rinisi nga qendra, Marcelo Bielsa urdhëroi lojtarët e tij të hapnin portën (portieri i Leedsit, Casilla, qëndroi pasiv dhe Adomah nuk e pati të vështirë për të shënuar).

Pavarësisht se Leedsi i Bielsas luajti minutat e mbetura në epërsi numerike, takimi u mbyll në barazim 1-1.

Leeds pas kësaj përballjeje mbetet në vendin e tretë me 83 pikë, ndërsa Aston Villa në vendin e pestë me 76 pikë. Të dyja skuadrat e kanë siguruar zonën play off.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco