VIDEO/ Manchester City kalon pengesën Burnley, Aguero e udhëheq drejt titullit

VIDEO/ Manchester City kalon pengesën Burnley, Aguero e udhëheq drejt titullit

17:04, 28/04/2019

Manchester City luajti në transfertë me Burnleyn ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Premierligës angleze, shkruan Syri.net.

Skuadra e Pep Guardiolës fiton me vështirësi 1-0, me golin e vetëm të realizuar në pjesën e dytë.

Në minutën e 63-të Aguero shënon për Cityn, një gol disi me fat, por mjaft deçiziv.

Ky gol i mjafton Cityt për të marrë tri pikët dhe kreun e renditjes, duke zbritur në vend të dytë Liverpoolin.

Tashmë mbeten edhe dy ndeshje për t’u luajtur, ku Manchester City ka 1 pikë më shumë se Liverpooli, duke e patur vetë në dorë fitimin e titullit kampion në Premierligë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco