Historia e pabesueshme/ Van Dijk, pjatalarësi që mposhti vdekjen dhe arriti majën

Historia e pabesueshme/ Van Dijk, pjatalarësi që mposhti vdekjen dhe arriti majën

15:49, 28/04/2019

Historia e Virgil van Dijk është histori e një suksesi. Historia e një njeriu që ia ka dalë mbanë me forcat e veta dhe që sot është një nga qendërmbrojtësit më  të fortë të botës, për të mos thënë më i forti. Rruga e holandezit drejt majës nuk ka qenë aspak e lehtë, duke parë se atij i është dashur të luftojë me varfërinë, por edhe me vdekjen.

FËMIJËRIA – Van Dijk, lojtari i vitit në Angli, është mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë. Në fakt, Liverpool-it i është dashur të paguajë 85 milionë euro për të mposhtur konkurrencën, duke pasuruar arkën e Southampton dhe xhepat e lojtarit, i cili paguhet 10.7 milionë euro në sezon. Jo keq për një që fitonte 3 sterlina në orë si pjatalarës në një restorant të quajtur “Oncle Jean” në Breda, vendi ku ka lindur. 

E ka zbuluar “The Sun”, që ka shkruar për fëmijërinë e komplikuar të holandezit jo vetëm për shkak të vështirësive ekonomike, por edhe për shkak të një situate familjare aspak të lehtë: një baba kurrë i pranishëm (për shkak të marrëdhënieve aspak të mira me të, ai ka vendosur të mbajë në fanellë vetëm emrin e pagëzimit), një mama dhe dy vëllezër të vegjël për t’u kujdesur. Gjithmonë pa hequr dorë nga ëndrra. 

WILLEM II – Ka qenë akoma nën moshë, kur Virgil ishte i ndarë mes punës dhe futbollit, pas stërvitjeve me Willem II merrte biçikletën dhe shkonte në restorant. Jacques Lips, pronari i  “Oncle Jean”, ka thënë për “The Sun”: “Ishte një punonjës i mirë dhe stërvitej fort për t’u bërë një profesionist. Unë i thoja gjithmonë që të hiqte dorë nga futbolli dhe të vazhdonte punën në restorant për të fituar disa para…”. 

Virgil kishte plane të tjera dhe as që i shkonte ndërmend të hiqetë dorë. Pas Willem II ka ardhur Groningen, klubi që e ndihmoi të merrte patentën dhe t’i thoshte lamtumirë biçikletës. Nga ai moment ka filluar ngjitja e mbrojtësit më të shtrenjtë të botës. 

RREZIKU – Nuk ka munguar asgjë në jetën e Van Dijk, i cili ka kaluar edhe një moment kritik që mund  t’i kishte kushtuar më shumë se karrierën si futbollist. Gjatë kohës që ka qenë te Gronineng, holandezi ka patur një problem me apandesitin, që më pas ka prekur veshkat: “Kam parë vdekjen në sy, ka qenë një eksperiencë e tmerrshme. Unë dhe mamaja ime luteshim gjithmonë”, ka thënë Van Dijk.  

Një situatë aq kritike, saqë e ka shtyrë holandezin të mendojë më të keqen dhe të shkruajë një testament, në të cilin i linte gjithçka mamasë së tij. Rreziku i radhës, i kaluar falë formës së tij të jashtëzakonshme fizike. “Oncle Jean” ishte e djeshmja, Liverpool është e tashmja, ndërsa e ardhmja mbetet për t’u shkruar./Telesport/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco