PSG, 70 milionë për Pjanic, Juventus kërkon më shumë për fantazistin

PSG, 70 milionë për Pjanic, Juventus kërkon më shumë për fantazistin

13:48, 28/04/2019

Juventus duket se po përgatitet që të përshëndetet me mesfushorin boshnjak, Miralem Pjanic.

Është skuadra e  Paris Saint Germain ajo që po interesohet për shërbimet e lojtarit të ‘Zonjës së vjetër’, sipas ‘The Sun’.

Kampionët e Ligue 1 kanë vuajtur shumë me mesfushën këtë edicion, me Adrien Rabiot i cili nuk është paraqitur, pastaj ishte largimi i Lassana Diarra, si dhe në fund lëndimi i Marco Verratti.

Në disa ndeshje, ishte Dani Alves ai që luajti rolin e mesfushorit, derisa Leandro Paredes u transferua në afatin kalimtar të janarit.

Paredes dështoi që të impresiononte që nga ardhja e tij nga Zenit, kështu që parisienët duhet të mendojnë për tjetër opsion.

Miralem Pjanic është një nga lojtarët që ka provuar vetën në nivelet më të larta të futbollit, duke luajtur mirë me Juventus dhe Roma.

PSG janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për shërbimet e lojtarit, por oferta është e mangët krahasuar me çmimin që ‘Biankonerët’ i kanë vendosur lojtarit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco