FOTO/ Ja si do të dukej renditja e Premier League nëse bashkohen të gjitha rezultatet nga 2010

FOTO/ Ja si do të dukej renditja e Premier League nëse bashkohen të gjitha rezultatet nga 2010

13:10, 28/04/2019

Një statistikë interesante është publikuar, ku tregohet se kush do të ishte lideri i Premierligës nëse rezultatet do të bashkoheshin që nga viti 2010.

Njësoj sikur edicionin e kaluar dhe me gjasë edhe këtë që po merr fund, Manchester City do të printe edhe me  të gjitha rezultatet në 9 vitet e fundit.

Në rast se Burnley, Leicester apo Brighton do të bëjnë befasinë për ta ndalur skuadrën e Pep Guardiolas, atëherë Man City mund të mos jetë kampion këtë edicion.

Por, me tri fitoret eventuale, në të cilat ndeshje ata edhe shihen si favoritët, atëherë  do të ishte hera e dytë radhazi që ‘Citizens’ shpallen kampionë në Premierligë.

Por, si do të dukej top gjashta, në rast se grumbullohen të gjitha rezultatet e Premierligë që nga viti 2010?

Manchester City do të printe ligën me 736 pikë nga 339 ndeshje, me një gol diferencë prej 450, përcjell lajmi.net.

Manchester United do të ishte në vendin e dytë me 672 pikë nga 339 ndeshje, kurse Chelsea në pozitën e tretë me 659 pikë.

Arsenal do të mbante vendin e katërt me 640 pikë, ndjekur nga Tottenham me 639. Vendi i gjashtë do të zotërohej nga Liverpool me 616 pikë.

Shikoni fotografinë më poshtë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco