Foto e trupit të Emiliano Sala?! Policia nis kërkimin se kush e ka hedhur në rrjetet sociale

Foto e trupit të Emiliano Sala?! Policia nis kërkimin se kush e ka hedhur në rrjetet sociale

12:10, 28/04/2019

Një fotografi që thuhet se është e trupit të futbollistit të Premier League, Emiliano Sala, që u vra gjatë rrëzimit të një avioni në fillim të këtij viti, është publikuar në internet dhe ka nxitur hapjen e një hetimit nga Policia.

Trupi i 28-vjeçarit u gjet në rrëonajt e avionit në Kanalin Angle dy javë pas zhdukjes së avionit pranë Guernsey.

Një zëdhënës i Policisë së Dorse tha: “Ne jemi informuar që një fotografi që thuhet se është e trupit të z. Sala është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ndiejmë neveri që dikush e ka bërë këtë.

Kjo është një periudhë shumë e vështirë për familjen e z.Sala dhe ata duhet të durojnë edhe një dhimbje tjetër që ky veprim i turpshëm pasdyshim do t’u shkaktojë.

Ne jemi duke e hetuar këtë incident dhe jemi duke punuar së bashku me një numër agjencish për të përcaktuar se si ëhstë bërë fotografia dhe kush është përgjegjës.”

Dhimbja në familjen e futbollistit është shtuar pasi të premten ndërroi jetë nga një atak kardiak dhe babai i tij, tre muaj pas vdekjes së të birit./ar.sh/SYRI.NET

Fotografia e hetuesve të incidentit, që tregon anën e majtë të trupit të avionit, prej nga u tërhoq trupi i futbollistit.

Image

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco