Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Cili është sekreti i suksesit të Hazard? Shkenca thotë se janë… të pasmet

Cili është sekreti i suksesit të Hazard? Shkenca thotë se janë… të pasmet

11:54, 28/04/2019

Sekreti i suksesit në futboll? Ka nga ata që përgjigjen talenti, dikush thotë vendosmëria dhe pak nga ata që thonë fati. Por askush nuk mund të thotë se rezultatet e mira me topin në këmbë vijnë pikërisht nga… të pasmet. Askush, përveç Eden Hazardit. E çuditshme, por e vërtetë.

Sipas një studimi të “Telegraph”, një nga sekretet e talentit të belgut, mbretit europian të asisteve, janë pikërisht gluteuset e tij. Ato e ndihmojnë për të mbajtur larg kundërshtarët, por edhe për të ruajtur një ekuilibër ndaj ndryshimeve të përsëritura të drejtimit apo kalimeve të vështira mes shumë palë këmbëve të kundërshtarit. Me pak fjalë, është e gjitha çështje të pasmesh.

Masa – “Telegraph” shkruan se Hazard është fiziologjikisht i ndërtuar për të qenë një futbollist si pak të tjerë. “Fiziku i belgut është veçanërisht i ndryshëm nga ata të lojtarëve të tjerë të nivelit të lartë. Është i gjatë 173 cm, më pak sesa gjysma e mbrojtësve të djathtë që ka përballë në Premier Ligë. Por duke peshuar 76 kg, është edhe më i rëndë se mesatarja e peshës së mbrojtësit të krahut”. Por çfarë e bën diferencën? Masa. “E gjitha muskulore. Nëse do të ishte më i lehtë sesa mbrojtësit e krahut që janë nga 180 cm të gjatë, ata mund të bllokonin me më shumë lehtësi”. Por në fakt nuk është kështu. E gjitha kjo falë masës së tij të gluteuseve. Ato i sigurojnë kampionit të Sarrit uljen e qendrës së gravitetit, diçka që e bën me të vërtetë me fat në krahasim me shumë kolegë të tjerë, të cilët në pamje të parë, nuk dukeshin të denjë për të luajtur futboll, por që me topin mes këmbëve, bëhen të pamarkueshëm. Dhe të pasmet e Hazardit janë zhvilluar aq shumë që kur ai ka ardhur te Çelsi, sa famës së tyre i është dedikuar edhe një profil në “Twitter”: “Kaq shumë masë e mbledhur në një pikë kaq të reduktuar, së bashku me gjatësinë e tij, i lejon të vrapojë duke e prekur topin më shpesh sesa çdo lojtar tjetër. Është e njëjta fizionomi si e Mesit apo Maradonës”. E vërtetë, por asnjërit prej të dyve nuk i është dedikuar një faqe në “Twitter” që flet për asetet e tyre…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco