Zidane shpall objektivat e Realit për sezonin e ardhshëm

Zidane shpall objektivat e Realit për sezonin e ardhshëm

20:53, 24/04/2019

Zinedine Zidane i ka të qarta objektivat e Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm.

Në konferencën për shtyp përpara derbit ndaj Getafes që do të zhvillohet këtë të enjte, numri 1 i stolit të Los Blancos theksoi se sezonin e ardhshëm skuadra e tij nuk do të ketë objektiv parësor fitimin e Champions League, por titullin e La Ligas.

Kampionati është kompeticioni ku Reali ka zhgënjyer më shumë në këto vitet e fundit, me Barcelonën që në 11 sezone ka fituar 8 tituj kampion (nëse llogaritet dhe ky i këtij viti), ndërsa Reali ka fituar vetëm 2 dhe Atletico 1.

Në 3 sezonet që ka drejtuar skuadrën merengues, Zidane ka fituar vetëm një titull të La Ligas.

Francezi nënvizoi gjithashtu se për të fituar Primera Division, Reali duhet ta nisë shumë mirë kampionatin, pasi në të kundërt ky mision do të bëhet shumë i vështirë.

"Duhet ta ndryshojmë këtë dinamikë. Mund t’ju them se do të përpiqemi ta nisim La Ligën në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ardhshëm", tha Zidane.

"Duhet ta bëjmë La Ligën synimin tonë kryesor vitin e ardhshëm", shtoi tekniku i madrilenëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco