VIDEO/ Cikalleshi shënon në Kupën e Turqisë

VIDEO/ Cikalleshi shënon në Kupën e Turqisë

19:52, 24/04/2019

Sokol Cikalleshi është rikthyer më i fortë se kurrë, pas dëmtimit tek skuadra e Akhisarsporit në Turqi.

Vetëm fundjavën që lamë pas, bomberi kavajas dha një asist për ekipin, edhe pse skuadra u mund.

Ndërkohë, ditën e sotme, në sfidën që Akhisari po luan ndaj Umraniesporit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës, është pikërisht Cikalleshi që ka shënuar golin e parë, në minutën e 36-të.

Pas një goditje këndi, topi u nxor jashtë zone, por ishte Kisa, që e goditi, dhe sfera mbeti në këmbët e Cikalleshit, i harruar në zonën e kundërshtarëve.

Nga fare pranë portës, ai nuk e pati fare të vështirë të tundë rrjetën.

Edhe ndeshjen e parë, Akhisarsporti e ka fituar me shifrat 1-0, dhe tashmë shkon i sigurt drejt finales së Kupës, ku do të presë fituesin e çiftit mes Gallatasarait dhe Jeni Malatiasporit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco