Gattuso: Ndaj Lazios luajmë një pjesë të sezonit

Gattuso: Ndaj Lazios luajmë një pjesë të sezonit

22:16, 23/04/2019

Genaro Gattuso shpreson që këtë herë Milan-Lazio të jetë një reklamë e bukur për futbollin italian në mënyrë që të harrohen edhe episodet e shëmtuar që ndodhën në sfidën e Serie A mes këtyre dy skuadrave.

Të mërkurën në mbrëmje në “San Siro” do të mësohet finalistja e parë e këtij edicioni të Kupës së Italisë dhe trajneri i kuqezinjve beson se do të jetë skuadra e tij që do të shkojë në finale.

“Dy javë më parë u krijuan shumë polemika. Duhet të tregohemi të zotë. Kjo ndeshje duhet të jetë një reklamë për futbollin italian dhe duhet të jemi gati duke treguar edukatë dhe respekt. Me Simone Inzaghin jemi miq prej vitesh dhe do të bëjmë gjithçka për t’u sjellë mirë. Do të përshëndetemi para ndeshjes dhe le të fitojë më i miri.

Duhet të mendojmë vetëm për fushën e lojës dhe të lëmë gjithçka tjetër mënjanë. Në këtë ndeshje luajmë një pjesë të mirë të sezonit tonë. Të shkojmë në finale është një objektiv shumë i rëndësishëm për ne, duhet të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer”, deklaroi Gattuso.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco