Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ish-mbrojtësi i Partizanit në finalen e Kupës së Kroacisë

Ish-mbrojtësi i Partizanit në finalen e Kupës së Kroacisë

21:50, 23/04/2019

Amir Rrahmani dhe Dinamo Zagreb janë kualifikuar për në finale të Kupës së Kroacisë.

Skuadra më e madhe kroate ka arritur të sigurojë kalimin në finale të Kupës pas fitores së pastër 2-0 ndaj Osijek.

Ndeshja e zhvilluar në “Maksimir” ishte jashtëzakonisht interesante, por vendasit e Dinamos arritën të tregohen vendimtarë në momentet kyçe të takimit, duke shënuar dy herë.

Olmo në minutën e 18-të dhe Sunjic në minutën e 91-të shënuan për fitoren e Dinamos.

Në këtë ndeshje, për 90 minuta në fushë në fanellën e Dinamos  u paraqit edhe Amir Rrahmani, ish-mbrojtësi i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, i cili aktualisht përfaqëson Kosovën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco