Jahmir Hyka e ‘bën sefte’ me dopjetë në Izrael

Jahmir Hyka e ‘bën sefte’ me dopjetë në Izrael

20:43, 23/04/2019

Pas një sezoni totalisht në hije, Jahmir Hyka shpërthen me një dygolësh dhe rikthen Macabbi Netanya te fitorja në kampionatin izraelit pas 5 ndeshjesh.

Lojtari i Kombëtares shqiptare kishte zhvilluar një sezon për tu harruar deri para sfidës ndaj Hapoel Hadera, pasi numëronte në total vetëm 311 minuta të luajtura dhe asnjë gol të shënuar.

Megjithatë 31-vjeçari shqiptar spikati në sfidën e fundit të cilën e nisi si titullar duke shënuar dy herë në harkun e 21 minutave në pjesën e parë.

Hyka realizoi golin e parë dhe të 3-in në fitoren 3-2 të Netanya ndaj Hapoel Hadera.

Këto ishin dhe dy golat e parë të Hykës në kampionatin izraelit, me shtatshkurtrin shqiptar që riktheu skuadrën e tij te fitorja, një sukses që mban gjallë shpresat e Macabbi Netanya për t’u kualifikuar për në Europa League sezonin e ardhshëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco