Detaji që jep Wanda Nara zbulon të ardhmen e Mauro Icardit

Detaji që jep Wanda Nara zbulon të ardhmen e Mauro Icardit

20:02, 23/04/2019

Wanda Nara ka konfirmuar edhe njëherë se bashkëshorti i saj, Mauro do të vijojë të mbetet pjesë e Interit, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë të dhënë për “Striscia la Notizia”, menaxherja dhe bashkëshortja e Icardit, pranoi se kanë rinovuar edhe pagesën për shkollën e fëmijëve, për vitin e ardhshëm, duke mohuar zërat për një largim të Icardit në verë.

“Familja jonë është zikaltër. Ne jetojmë shumë mirë në Milano dhe do të jemi pjesë e Interit për sezonin tjetër, me 100%. Madje mund t’ju them se kemi paguar edhe shkollën e fëmijëve, për vitin e ri shkollor”, tha Wanda.

Mauro Icardi humbi shiritin e kapitenit në shkurt, pas një përplasjeje me Luciano Spallettin, ndërsa pas më tepër e 40 ditësh negociata me drejtuesit, është rikthyer në ekip dhe po kërkon të rikuperojë pozitat e tij.

“Nëse do të rikthehet shiriti i kapitenit? Të shohim nëse do të ndodhë, por kjo nuk përbën problem për ne dhe Mauron. Me apo pa shiritin, ai do të jetë sërish numri 9 i Interit”, tha bashkëshortja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco