Zidane zgjedh mes Courtois dhe Navas, njëri do largohet nga Real Madridi

Zidane zgjedh mes Courtois dhe Navas, njëri do largohet nga Real Madridi

19:39, 23/04/2019

Zinedine Zidane mesa duket i ka idetë të qarta për Realin e Madridit të sezonit të ardhshëm.

Trajneri francez, i cili u rikthye te Los Blancos pas eliminimit nga Champions League, i ka dhënë menjëherë besim portierit që e ndihmoi me pritjet e tij Realin në fitimin 3 Champions League radhazi, Keylor Navas, duke ulur në stol blerjen e bujshme të kësaj vere, belgun Thibaut Courtois.

Sipas mediave spanjolle, Zidane ka marrë “OK”-in e drejtuesve që edhe sezonin e ardhshëm titullar të jetë kostarikani 32-vjeçar.

Në këtë mënyrë, për Courtois nuk ka më vend në “Santiago Bernabeu” dhe gardiani i Kombëtares belge do të nxirret në shitje pas vetëm një sezoni.

Ish-portieri i Atleticos së Madridit dhe Chelseat duhet të kërkojë që tani një skuadër të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco