Ja sa ndeshje i duhen Barcelonës për të fituar tripletën e famshme

Ja sa ndeshje i duhen Barcelonës për të fituar tripletën e famshme

18:18, 23/04/2019

Barcelona është në finale të Kupës së Mbretit, dy fitore larg triumfit në La Liga dhe përballet me Liverpoolin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse brenda klubit ngurrojnë të flasin për mundësinë e fitimit të tre titujve kryesorë, tripletës së famshme, skuadra e Ernesto Valverdes është vetëm gjashtë hapa larg triumfit.

Nën udhëheqjen e Pep Guardiolës në sezonin 2008-2009, Barça u bë ndër klubet e pakta në Evropë që e fiton tripletën.

Këtë sukses, skuadra katalanase e përsëriti në sezonin 2014-2015 me Luis Enriequen në stol.

Barçës i duhen vetëm gjashtë pikë për ta siguruar titullin edhe matematikisht.

Trofeu tjetër në radhë për katalanasit është Kupa e Mbretit, më 25 maj, nëse mposht Valencian në finale.

Më pas vjen Liga e Kampionëve. Pas triumfit kundër Manchester Unitedit në çerekfinale, Barça përballet me një tjetër gjigant anglez në gjysmëfinale, Liverpoolin.

Në rast se ia del ta kalojë edhe këtë pengesë, atëherë në finale do të përballej me Ajaxin apo Tottenhamin, më 1 qershor në Madrid.

Pra, vetëm 6 ndeshje e ndajnë skuadrën  Valverdes nga fitimi i tripletës së trofeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco