Klop nuk ka besim te Manchester United: S’më duket momenti të ndalin Cityn

Klop nuk ka besim te Manchester United: S’më duket momenti të ndalin Cityn

16:54, 23/04/2019

Liverpooli do të jetë i detyruar të bëjë tifo për rivalët e urryer të Manchester United nesër në derbin me Manchester Cityn, por Jurgen Klopp nuk është shumë i bindur në aftësinë e skuadrës së Solskjaerit për të ndalur kushërinjtë e tyre në “Old Trafford”.

“Djajtë” kanë humbur 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe trajneri i Liverpoolit nuk mendon se kjo është forma më e mirë me të cilën United mund të vinte në një ndeshje vendimtare për garën për titullin kampion të “qytetarëve”.

I pyetur nëse do të bëjë tifo për United nga TV në derbin e së mërkurës në “Old Trafford”, Klopp tha: “Do ta shoh ndeshjen vetëm nëse nuk do të kem gjë tjetër për të bërë. Shpresoj t’i shmang ulërimat, ne nuk kemi ndikim. Nuk duket me të vërtetë momenti që United mund të arrijë që t’i marrë pikë Cityt. Do të do shohim.

City do të jetë gati dhe ne do të shohim nëse United do të jetë gati gjithashtu. Është një ndeshje normale. Ne luajtëm atje dhe morëm një barazim 0-0. Por ne luajtëm kundër United kur ata ishin në një moment shumë më të mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco