VIDEO/ Burnley surprizon Chelsean, i prish punë për Ligën e Kampioneve

VIDEO/ Burnley surprizon Chelsean, i prish punë për Ligën e Kampioneve

23:03, 22/04/2019

Chelsea nuk di të fitojë. Pas humbjes javën e kaluar nga Liverpooli, ekipi i Sarrit u ndal në një barazim në shtëpi, përballë Burnleyt, me shifrat 2-2.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan rezultatin që në minutën e 8-të me Hendrik, pas një goditje fantastike nga hyrja e zonës.

Por, në minutat 12 dhe 14, ishin Kante dhe Higuain ata që me dy gola të shpejtë, përmbysën gjithçka për blutë e Londërs.

Gjithsesi, Burnley reagoi sërish, dhe në minutën e 24-t, Barns u harrua në zonë dhe shënoi mposhti Kepan.

Deri në fund Chelsea tentoi të shënonte edhe golin e tretë, por pa sukses.

Sidoqoftë, kjo pikë i shërben ekipit të Sarrit, ta ngjisë përkohësisht në vendin e katërt të renditjes, me 67 pikë, një më shumë se Arsenali, por me “topçinjtë” që kanë zhvilluar një ndeshje më pak.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco