Wolfsburgu i heq në minutën e fundit nga duart fitoren Frankfurtit

Wolfsburgu i heq në minutën e fundit nga duart fitoren Frankfurtit

22:45, 22/04/2019

Përfundoi në barazim 1-1 sfida që mbylli javën e 30-të të Bundesligës mes Wolfsburg dhe Frankfurt.

Miqve të Adi Hutter u iku fitorja nga duart vetëm në fund, pasi mbrojtësi amerikan Brooks në të 90’ barazoi golin e avantazhit provizor të Frankfurtit, që erdhi nga holandezi De Guzman në minutën e 78-të.

Frankfurti gjithsesi mori një pikë të vlefshme në garën për vendin e 4-t në Bundesligë, pasi e thelloi në 2 pikë avantazhin ndaj Borusia Monchegladbach të vendit të 5-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco