Tragjedi në Brazil/ Gjendet i vdekur ish-sulmuesi 36-vjeçar. Ka qenë shok skuadre me Romarion

Tragjedi në Brazil/ Gjendet i vdekur ish-sulmuesi 36-vjeçar. Ka qenë shok skuadre me Romarion

16:50, 22/04/2019

Një tragjedi ka goditur futbollin brazilian, pasi është ndarë nga jeta ish-futbollisti Valdiram Kaetano de Morais, në moshën 36-vjeçare.

Në Brazil, policia dyshon se lojtari është vrarë, por ende nuk janë zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.

Ish-sulmuesi ka luajtur në krah të lojtarëve të mëdhenj dhe njëri prejt tyre ka qenë Romario.

Image

Por futbolli nuk është se i solli një jetë të mirë, pasi u fut në rrugën e drogës dhe abuzimeve seksuale.

“Globo.com”, bën me dije se trupi i tij u gjet ditën e shtunë dhe në morg nuk është paraqitur askush nga familjarët ta marrë.

Valdiram prej kohësh po jetonte në rrugët e Rio de Zhaneiros dhe është parë të kërkojë ndihmë nga ish-shokët e tij të skuadrës, publikisht.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur vetëm me klube braziliane si Komersial, Bangu, Sentral etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco