Presidenti i Interit në Milano për projektin e së ardhmes

Presidenti i Interit në Milano për projektin e së ardhmes

22:48, 21/04/2019

E ardhmja e Interit vendoset në javën e ardhshme. Jo vetëm sa i përket renditjes në kampionat pas duelit delikat me Juventusin, por edhe sa i përket merkatos për edicionin e ardhshëm e sidomos situatës së trajnerit.

Në Milano ka zbarkuar vetë Stiven Zhang, i cili do të vendosë pikat mbi “i” sa u përket temave më të nxehta.

Presidenti i zikaltërve gjendet prej dy ditësh në Milano, ndërsa gjatë kësaj jave në zyrat e klubit do të zhvillohet një mbledhje mes të gjitha palëve të përfshira për të caktuar fillimisht buxhetin për merkaton e verës.

Marota, Ausilio dhe Gardini duhet të paraqesin bilancet dhe pritshmëritë, para se drejtuesit kinezë të fusin dorën në portofol për të bërë investimet e radhës.

Megjithatë, gjithçka fillon te projekti për trajnerin e ri. Në klub nuk kanë vendosur ende se çfarë do të ndodhë me Spallettin, por gjithçka do të sqarohet pas kësaj mbledhjeje, ku pritet që Marota të propozojë emrin e të preferuarit të tij, Antonio Contes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco