Coutinho preferon të luajë me Neymar, mesazh i qartë për PSG-në

Coutinho preferon të luajë me Neymar, mesazh i qartë për PSG-në

21:57, 21/04/2019

Philippe Coutinho dhe Barcelona janë gati të ndahet në fund të sezonit. Braziliani u aktivizua në minutat e fundit të sfidës me Real Sociedadin, e fituar 2-1 nga katalanët, por në momentin e hyrjes së fushë u vërshëllye nga tifozët në “Camp Nou”.

Sikurse raporton “Marca”, tifozët e Barcelonës kanë mbetur të zhgënjyer nga veprimi i tij sfidues, madje edhe nga një intervistë e dhënë në Youtube të bashkëkombësit të tij, Ale Oliveira, duke deklaruar se dëshiron të luajë në krah të Neymarit, por pa e specifikuar skuadrën.

“Të luash me Neymarin është kënaqësi e madhe. Kemi luajtur bashkë për shumë kohë te Brazili, por nuk kemi patur rast ta bëjmë në rang klubesh. Do të ishte bukur…”, ka thënë Coutinho.

Që t’i plotësohet dëshira, Coutinho duhet të ndryshojë skuadër, ndoshta duke iu bashkuar mikut të tij në Paris.

Barcelona e bleu mesfushorin brazilian në janar të vitit 2018 nga Liverpooli për 160 milionë euro, ku përfshihen edhe bonuset.

Kontrata e tij me “blaugranat” përfundon në vitin 2023, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë pjesë e një tjetër lëvizjeje sensacionale në merkaton e verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco