Zbulohet shifra që Chelsea do të përfitojë nga shitja e Eden Hazard te Real Madridi

Zbulohet shifra që Chelsea do të përfitojë nga shitja e Eden Hazard te Real Madridi

21:23, 21/04/2019

Transferimi i Eden Hazard në “Santiago Bernabeu” është çështje kohe.

Pak ditë më parë mediat spanjolle zbuluan se është arritur marrëveshja totale me futbollistin dhe pritet thjesht zyrtarizimi, që do të ndodhë sapo të mbyllet sezoni aktual.

Futbollisti belg në disa raste e ka shprehur hapur dëshirën për të punuar me Zinedine Zidane, por para se kjo të ndodhë duhet të japë maksimumin në sfidat e mbetura si në Premier League ashtu edhe në Europa League.

Pas mediave spanjolle, detaje të marrëveshjes japin edhe ato franceze, më konkretisht

“Telefoot” siguron se Chelsea do të përfitojë 120 milionë euro nga kartoni i futbollistit.

Në fakt, kjo shifër duket disi e ulët nëse merr në konsideratë se futbollistë të tjerë, ndoshta jo në nivelin e Hazard kanë kushtuar edhe më shtrenjtë, por blutë e Londrës e kanë të qartë se po të tentojnë më shumë para, mund ta humbin pas një viti me parametër zero, pasi belgu nuk ka ndërmend të pranojë oferta nga klube të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco